Raporti i Institutit të Statistikave: Rritja ekonomike në 2014 ishte 1.9%. Parashikimi 2.1%

Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia u rrit me 2.42 për qind në tremujorin e katërt të vitit, e udhëhequr nga sektori i ndërtimit. Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it, Gjergj Filipi listoi degët më kontributin më të madh në rritjen ekonomike. "Kontributi kryesor jepet nga degët e ekonomisë, si ndërtimi me 1.56 për qind, shërbimet e tjera me 0.95 për qind, tregti-hotel-restorante me 0.54 për qind", tha Filipi. I vetëm, sektori i ndërtimit ka dhënë mbi 65 për qind të rritjes ekonomike në tremujorin e katërt dhe shkaku kryesor është përqendrimi i lartë i investimeve publike në fund të vitit. Ndërkaq, bujqësia dhe postkomunikacioni dhanë kontribut negativ në ekonomi gjatë tremujorit, pasi u rrudhën krahasuar me një vit më parë. Tremujori i katërt përmbyll dhe gjithë vitin 2014, duke i lejuar INSTAT te publikoje kështu shifrën paraprake të rritjes ekonomike vjetore.
Add new comment