Donald Lu nga facebooku: Shqipëria ka nevojë për një Byro Hetimi që të mund të hetojë zyrtarët e lartë

Gjatë ditës së sotme ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ju përgjigj interesit të qytetarëve në Facebook, duke nisur në këtë mënyrë një program të ri. Ai mbajti një qëndrim lidhur me ardhjen e një ekipi të FBI në Tiranë duke thënë se “u diskutua për mbështetjen e Byrosë së Hetimit”. Ambasadori amerikan tha se Shqipërisë i duhet “një organ që të mund të hetojë zyrtarët e lartë”. Diplomati vijoi më tej duke vlerësuar veprimet e Prokurorisë dhe të Parlamenti lidhur më çështjen “Doshi” dhe theksoi se është me “rëndësi (që) të vazhdohet procesi i dekriminalizimit”. Lidhur me projektin e qeverisë për të ngritur një Byro Hetimi, Lu tha se “Duhet një organ i zbatimit të ligjit me hetim të avancuar”. Ai i nxiti partitë “që të largojnë individët me precedent kriminalë”.
Add new comment