Zgjedhjet, 20 partitë e koalicionit të djathtë, ja bashkitë që kërkojnë aleatët e PD

Postuar në 03 Prill, 2015 01:40

“Panorama” njofton se PD do të nisë sot bisedimet konkrete me partitë e koalicionit, për të gjetur gjuhën e përbashkët në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 21 qershorit. Gjithashtu “Panorama” shkruan se Edmond Spaho, Eduard Halimi dhe Ivi Kaso do të nisin takimet me përfaqësuesit e secilës prej 20 partive të koalicionit ku do të dëgjojnë pretendimet e aleatëve dhe ku do të vendoset se ku do mund të jenë pikat e bashkëpunimit në fushatën e zgjedhjeve vendore. Megjithatë, aleatët e PDsë tashmë janë ndarë në dy kampe. Janë të paktën 6 parti politike të cilat kanë shprehur interesin për të pasur kandidatin e tyre në garën për kryetar të bashkive. Kështu, republikanët kanë kërkuar të kenë kandidatin e tyre në Durrës ku është propozuar emiri i Agron Dukës, Sarandë, Shijak, Vorë dhe Kukës. Demokristianët kanë shprehur interesin për të paraqitur kandidaturën në Pukë, Fushë­Arrëz, Lezhë, Sarandë, Rrëshen dhe Kurbin. PLL pritet të kërkojë që të garojë për Bashkinë e Matit, ndërsa Bashkimi Liberal Demokrat do të kërkojë të garojë në Elbasan duke ofruar dhe emrin e Arjan Starovës si kandidat. Po ashtu dhe Balli Kombëtar Demokrat do të shprehë interesin për të pasur kandidatin në Delvinë ose në Këlcyrë. Ndërsa Balli Kombëtar do të shprehë interes për një nga bashkitë e Qarkut të Vlorës dhe të Korçës. Një tjetër pikë e negociatave do të jetë dhe mundësia që në zona të caktuara emrat e partive të vogla të jenë në listën e këshilltarëve të PD­së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.