“Monitor” publikon të dhënat nga “Numbeo”: Tirana, e dyta në rajon më e shtrenjtë për qiratë e banesave

Postuar në 03 Prill, 2015 03:19

“Monitor” shkruan se një qira mesatare prej 240 euro i mjafton një personi për të qenë banor në zemër të kryeqytetit shqiptar. Tirana renditet e dyta, më e shtrenjtë, pas Podgoricës, në çmimet e ofruara mesatare për qiratë, si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi të saj. Të dhënat e agjencisë së njohur “Numbeo” bëjnë të ditur se Tirana lë pas Beogradin, Shkupin dhe Sarajevën, për nga çmimet më të larta në qiranë mesatare, për apartamente me 1 apo edhe me 3 dhoma. Gjithashtu, referuar shifrave, vihet re një rritje e ndjeshme në çmime për brenda qytetit, kundrejt në periferi, me një diferencë mesatarisht 79.9 euro. Edhe për apartamente më të mëdha, me 3 dhoma, Podgorica udhëheq rajonin me çmimin më të lartë për qiranë, prej 500 euro në qendër të qytetit. Tirana qëndron e para në listën e apartamenteve me 3 dhoma në periferi, me 261.81 euro, me një diferencë prej 1.81 euro me Podgoricë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.