“Koha Ditore” / Qeveria zmbrapset nga amnistia për mosdeklaruesit e pasurisë

Postuar në 03 Prill, 2015 02:00

“Koha Ditore” shkruan sot se nuk do të kalojë versioni që Qeveria ka sponsorizuar për “amnistinë” e zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë. Ekzekutivi është pajtuar që të modifikohet përmbajtja e atyre ndryshimeve në Kodin Penal që trajtojnë këtë çështje, të cilat muajin e shkuar i ka proceduar për votim në Kuvend, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas saj zmbrapsja e Qeverisë është bërë pas kundërshtimeve të shprehura, si nga Agjencia Kundër Korrupsionit, po ashtu edhe nga shoqëria civile, me përmbajtjen e ndryshimeve në nenin 437 të Kodit Penal, i cili flet për mosraportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose të detyrimeve financiare. Ndryshimet kërkojnë që të mos dënohen zyrtarët nëse nuk faktohet motivi i fshehjes së qëllimshme të pasurisë. Dhe, droja e shprehur në publik ishte se këto ndryshime do t’u japin motiv prokurorëve për t’i hedhur të gjitha kallëzimet penale të kësaj natyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.