Debati në Shkup, projekt-ligji për pasaportat e Maqedonisë, ku rrezikohen emigrantët shqiptarë

Postuar në 01 Prill, 2015 05:18

Agjencia e lajmeve “INA” shkruan se Parlamenti i Maqedonisë i dha dritë jeshile propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të vendit. Me këtë, ky projekt – ligj shkon në fazën e dytë, kur pritet edhe miratimi dhe fuqizimi i tij. Deputetët e BDI-së votuan të përmbajtur dhe nuk kundërshtuan këtë projekt – ligj, edhe pse ai ka hapur shume debate dhe dilema se mund të jetë i dëmshëm për emigrantët shqiptare që posedojnë pasaportat e Maqedonisë. “INA” thotë se kontestuese janë pjesët që kanë të bëjnë me adresën, e cila njëlloj sikur me projekt – ligjin për letërnjoftimet mund të jetë i dëmshëm për mërgimtarët, pasi rrezikohet shlyerja e adresave të tyre të vendlindjes  dhe probleme të tjera që mund të lindin më pas. Por, sipas “INA”-s ministrja e MPB-së, Gordana Jankulovska, thotë që me këto ndryshime insistohet të korrigjohen mangësitë në ligjin ekzistues, harmonizim terminologjik dhe juridik dhe për tejkalimin e problemeve që paraqiten në praktikë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.