Tahir Muhedini: Negociuam me PS, tani do negociojmë edhe me PD

Postuar në 01 Prill, 2015 05:04

Deputeti i PDIU, Tahir Muhedini ka qenë shumë i rezervuar në deklaratat e tij në lidhje me qëndrimin e tij për koalcionin PS-PDIU. Pak ditë pasi kreu i PDIU­së zyrtarizoi koalicionin parazgjedhor me kreun e PS­së, Edi Rama, duke iu bashkuar maxhorancës, deputeti Tahir Muhedini ka sqaruar se partia ku bën pjesë nuk është as e majtë e as e djathtë dhe në funksion të kauzës shumë të rëndësishme që ka për të zgjidhur do të negociojë me këdo, edhe me PD apo LSI. Në një prononcim për mediat në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Muhedini tha se janë zhvilluar negociata me PS, por do të zhvillohen edhe negociata e PD. I pyetur nga gazetarët në lidhje qëndrimin e tij nëse Idrizi do t’i bashkohej qeverisë Rama, Muhedini la të kuptojë se partia e tij nuk do të ndahet. Ai tha se qëllim i tyre është një, çështjen çame dhe se të 5 deputetët që janë në Parlament do të ulen në të njëjtin vend, qoftë majtas qoftë djathtas. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.