“Monitor”/ Shqipëria bie dy pikë, e 94-ra në listën me 130 vendet më të besueshme për të bërë biznes

Postuar në 01 Prill, 2015 02:41

“Monitor” shqofton se Shqipëria zë vendin e 94, ndër 130 të tjera, në listën e shteteve të rankuara nga FM Global për 3 faktorë: ekonomia, menaxhimi i riskut, si dhe furnizimi. Një vit më parë, vendi ynë ishte pozicionuar në vendin e 92, duke zbritur dy vende kështu gjatë këtij viti. “Monitor” shkruan se shtetet që kanë parë zbritjen më të madhe këtë vit është Ukrahina, e 107-a, ku paqëndrueshmëria politike, e kombinuar me infrastrukturën e ulët, luajtën rol kryesor. Një tjetër shtet që pa ulje, ishte Greqia, e rankuar e 65, nga 54 që ishte vjet, ku rol për këtë ka luajtur lëvizjet politike dhe frustrimi i shtetit për të marrë një tjetër ndihmë. E krahasuar me rajonin, vendi ynë qëndron i parafundit në listë, ku në fund e rankuar e 99-ta është Bosnja dhe Hercegovina, pjesa tjetër e vendeve të rajonit vendoset para nesh në listë, përkatësisht: Maqedonia e 72, Turqia 85, Mali i Zi 67,  Kroacia 51, Bullgaria 75. “Monitor” sqaron gjithashtu se sipas tabelës së informuar për gjendjen në Shqipëri, shikojmë se për nga faktori ekonomi, Shqipëria zë vendin e 87 për 2015, duke u ngritur 5 vende nga viti 2014, që ishim pozicionuar të 92.  Për sa i përket menaxhimit të riskut, këtë vit jemi në vendin e 84, duke humbur plot 8 vende nga viti 2014, ndërsa për zinxhirin e furnizimit qëndrojmë në vendin e 100, nga 130 vende gjithsej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.