“Panorama”/ Urdhri‐arresti belg për Frrokun, si u fsheh tre muaj

Postuar në 01 Prill, 2015 01:33

Sipas të përditshmes “Panorama” urdhri i arrestit i Interpolit të Brukselit për akuzën e vrasjes ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku është mbajtur pa u zbatuar nga Shqipëria që prej datës 8 janar 2015 deri më 27 mars të këtij viti. “Panorama” shkruan sot se vetëm një ditë pas arrestimit të deputetit Frroku me akuzën e “dëshmisë së rreme”, zyra e Interpol Tirana ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë urdhrin e kërkimit për të dyshuarin. Për rreth tre muaj dy shkresa të Interpolit belg janë mbajtur në sirtarët e Interpol Tiranës pa u bërë asnjë procedurë për ndjekjen apo për zbatimin e tyre. Më 8 janar 2015, Interpoli belg kishte përcjellë urdhrin ndërkombëtar të arrestit për deputetin Mark Frroku, i dyshuar për vrasje në Belgjikë në vitin 1999. Pasi Shqipëria nuk i është përgjigjur njoftimit të parë, zyra e Interpol Brukselit ka nisur një informacion të dytë më të zgjeruar në datën 23 janar 2015, por përsëri nuk ka pasur asnjë përgjigje. “Panorama” shkruan gjithashtu se nuk është ende e qartë në çfarë rrethanash ka ndodhur që raportet e ardhura nga Interpoli belg, zyra e Shqipërisë i ka arkivuar pa i pasqyruar në sistem dhe pa kryer asnjë veprim verifikues në lidhje me akuzat për vrasje ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku. Për shkak të këtij skandali, Prokuroria urdhëroi arrestimin e drejtorit të Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe specialistes së kësaj zyre, shtetases Loreta Alla. Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi me mosveprimet e tyre kanë penguar ekzekutimin e urdhrit të arrestit ndaj deputetit shqiptar që akuzohet se ka kryer vrasje në shtetin belg në vitin 1999. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.