Rama përjashton Artan Lamen nga kandidimi i Tiranës me një batutë: “Nuk e vëmë sepse i hanë duart”

Postuar në 31 Mars, 2015 12:43

Kryeministri dhe kreu socialist Rama shpjegoi përmes humorit procesin e ngushtimit të rrethit të kandidatëve për Tiranën në zgjedhjet lokale, duke arsyetuar gjatë bisedës me një qytetar, përsenë e përjashtimit të Artan Lames nga emrat e mundshëm. Ngjarja zhvillohet në Lezhë, ku kreu i ALUIZNI-t Lame ishte bashkë em Ramën për ndarjen e çertifikatave të legalizimit. Ja dialogu:

 

Qytetari: Mirë se erdhe zoti kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder.

Rama: Për momentin është kryerje detyre. Tejkalimi është nder, por çfarë nderi duhet të të bëj unë ty tani?

Qytetari: E ka ai tjetri që i hajnë duart për Bashkinë e Tiranës

Rama: Ky, Tan Lamja? Këtij i hanë duart?

Qytetari: Për Bashkinë e Tiranës e kam dëgjuar në televizor.

Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vëmë, se i hanë duart...

 

a.k

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Sa bukur tallet kryetari me anetaret e partise se tij, te cilit me zor presin me endje qe ti talle edhe pak me shume!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.