Rama përjashton Artan Lamen nga kandidimi i Tiranës me një batutë: “Nuk e vëmë sepse i hanë duart”

Kryeministri dhe kreu socialist Rama shpjegoi përmes humorit procesin e ngushtimit të rrethit të kandidatëve për Tiranën në zgjedhjet lokale, duke arsyetuar gjatë bisedës me një qytetar, përsenë e përjashtimit të Artan Lames nga emrat e mundshëm. Ngjarja zhvillohet në Lezhë, ku kreu i ALUIZNI-t Lame ishte bashkë em Ramën për ndarjen e çertifikatave të legalizimit. Ja dialogu:
Qytetari: Mirë se erdhe zoti kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder.
Rama: Për momentin është kryerje detyre. Tejkalimi është nder, por çfarë nderi duhet të të bëj unë ty tani?
Qytetari: E ka ai tjetri që i hajnë duart për Bashkinë e Tiranës
Rama: Ky, Tan Lamja? Këtij i hanë duart?
Qytetari: Për Bashkinë e Tiranës e kam dëgjuar në televizor.
Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vëmë, se i hanë duart...
a.k
Comments
Sa bukur tallet kryetari me
<p>Sa bukur tallet kryetari me anetaret e partise se tij, te cilit me zor presin me endje qe ti talle edhe pak me shume! </p>
Add new comment