PD-ja në protestë me akuza dhe premtime: “Meta, streha e fundit e masakrenjve. Kur të vijmë ne, shqiptarët do pyeten për çdo vendim”

Postuar në 29 Mars, 2015 05:13

Partia Demokratike ka vijuar sot protestat në Kukës ku ka kërkuar largimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Kryetari i PD-së, ka folur për e emergjencë, për nevojën për ndryshim, duke premtuar edhe disa masa. “Çdo ditë që kalon është një ditë më shumë në humbjen e besimit, të vuajtjes së shtuar, për të rinjtë, të rejat, të afërmit. Nuk pret koha më. sepse Kukësi, vendi, janë në zgrip të humnerës. Meta është streha e fundit e maskarenjve në ikje. Kukësi nuk mund të përfaqësohet më nga një Ilir Metë që quhet Hasan dhe gjeti strehë tek LSI-ja. Strehë e maskarenjve është bërë e gjithë qeveria, postet kyçe. Vendimet tona do jenë për faljen e kamatëvonesave, për hapjen e vendeve të punës, për investime. Oferta jonë e re do të jetë oferta ku kuksianët dhe shqiptarët të pyeten sa here merren vendime. Ekipi ynë i ri do ta çojë në arkivën e maskarenjve, maskarenjtë. Ora e votës po vjen, ora e drejtësisë po vjen”, tha Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.