Protesta pro mjedisit në Tiranë: Të ndalen ndërtimet poshtë digës së liqenit artificial

Postuar në 28 Mars, 2015 13:28

Veprimtarët e mjedisit protestuan para kryeministrit, duke kërkuar ndalimin e ndërtimeve poshtë digës së liqenit artificial, sepse sipas tyre, ato shkelin ligjet e digave, mjedisit dhe ndërtimtarisë. Ata mbanin në duar parulla, ku kërkonin shtimin e parqeve dhe jo mbushjen me pallate të atyre që janë ende. Folësit shprehën dyshime se firmat ndërtuese kanë gati plane edhe më të gjera për ndërtime në parkun e liqenit artificial, duke shkatërruar të vetmen zonën të gjelbër të kryeqytetit shqiptar. Mjedisi është një temë kryesore në Shqipëri, jo aq për mbrojtjen e tij, se sa thjesht për konstatimin e dëmeve të pakthyeshme. Në kryeqytet jetojnë gati 1 milionë banorë, ndotja është e papërballueshme dhe çdo pëllëmbë vend është mbushur me pallate. Pothuaj gjithë lulishtet, parqet dhe hapësirat më të vogla janë mbushur me ndërtesa shumëkatëshe. 

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>JU LUMTE !!!</p><p>Respekt te thelle per nismen qe keni marre.</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Juve bravo ju qofte, po si i behet qe te diga ka filluar nje ndertim i dyte nga krahu tjeter i kompleksit te pishinave?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.