Jorida Tabaku, kandidatura zyrtare e PD për Bashkinë e Tiranës?

Postuar në 29 Mars, 2015 04:44

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se demokratët e kanë zgjidhur dilemën e kandidaturës për Bashkinë e Tiranës. Sipas gazetës, kandidatura që duket se ka marrë edhe “bekimin” e Bashës është ish-nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku. “Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se është kandidatura preferenciale e kreut demokrat Lulzim Basha në garë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 Qershorit. Mesa duket Tabaku ka marrë tashmë “bekimin” e kreut të selisë blu për të përfaqësuar opozitën në garë për kryeqytetin dhe kjo e lexohet në angazhimet e fundit të saj. Jo më larg se gjatë ditës së djeshme deputetja demokrate ka zbritur në terren duke u angazhuar maksimalisht me një staf të caktuar, duke u njohur nga afër me shqetësimet e bazës” shkruan gazeta.

http://shqiptarja.com/Politike/2732/zgjedhjet-tabaku-merr-bekimin--e-bash-s-p-r-bashkin--tiran--281979.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.