Gazeta “Express” shkruan se Naser Kelmendi dhe familja e tij janë futur në listën e zezë të SHBA-ve

Postuar në 29 Mars, 2015 06:17

Familja dhe bizneset e shqiptarit Naser Kelmendit kanë hyrë në listën e zezë të Presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Gazeta “Express” raporton se kjo ka ndodhur për shkak se dyshohet se merret me tregti droge dhe pastrim parash. Kelmendi ka qenë edhe më herët në listën e zezë të Presidentit Obama. "Naser Kelmendi është i angazhuar në aktivitete kriminale për më shumë se 35 vite. Ai ishte kreu i një organizate kriminale në Ballkan dhe ka një rrjet të bashkëpunëtoreve të tërë në Europën. Organizata kriminale e Naser Kelmendit operon nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes së drogës që shtrihet nga Afganistani dhe Turqia e deri në Europë”, thuhet në deklaratën e Thesarit të SHBA-së, sipas gazetës.

Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/barack-obama-i-fute-ne-listen-e-zeze-te-gjithe-djemte-e-naser-kelmendit-dhe-vajzen-e-tij-90187/

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.