Prokuroria, një tjetër kërkesë për autorizim arresti të Mark Frrokut. Kuvendit njofton se të dielën Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën

Mark Frroku rrezikon të përfundojë sërish në qelitë e policisë edhe pse Gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit në shtëpi për deputetin. Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar një tjetër kërkesë për autorizim arrestimi në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ku i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Frrokut për llogari të drejtësisë belge. Nëse do të jepet aprovimi, atëherë ndaj Mark Frrokut mund të nisin procedurat për ekstradimin në shtetit belg, ku duhet të vuajë dënimin me burg për akuzën e vrasjes së shtetasit, Aleksandër Kurti më 5 Mars të vitit 1999. Kuvendit njofton përmes një komunikate për mediat se Këshilli do të mblidhet ditën e Dielë, më datë 29 Mars në orën 16:00. Belgjika kërkon arrestimin e deputetit Mark Frroku, i dënuar në këtë shtet me 10 vjet burg për vrasje. Kërkesa zyrtare për arrestimin e deputetit Frroku ka mbërritur mbrëmjen e së premtes pranë Interpol Tirana, që i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë urdhër-arrestin.
Add new comment