Shorti, Gjykata e Lartë zgjedh trupën me 5 gjyqtarë për rastin e Doshit dhe Frrokut

Paraditen e së shtunës Gjykata e Lartë ka hedhur shortin për caktimin e trupës gjykuese që do të vlerësojë masën e arrestit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku. Mësohet se kolegji penal do të përbëhet nga gjyqtarët Guxim Zenelaj, Aleksandër Muskaj, Admir Xhanxa, Majlinda Andrea dhe Artan Zeneli. Por vetëm pak çaste më vonë, gjyqtarja Andrea ka dhënë dorëheqjen nga kolegji duke paraqitur si argument njohjen e saj me deputetët Frroku dhe Doshi. Burime nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se, Andrea ia ka paraqitur dorëheqjen kreut të këtij institucioni, Xhezair Zaganjori, por ky i fundit nuk e ka pranuar atë, duke shmangur në këtë mënyrë mbajtjen e një shorti të dytë.
Add new comment