"Arrest në shtëpi” edhe për deputetin Tom Doshi. Avokatët: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Postuar në 28 Mars, 2015 10:02

Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” edhe për deputetin Tom Doshi. Lajmin fillimisht e dhanë avokatët e deputetit, të cilët edhe pse u dha kjo masë ata u shprehën të pakënaqur. Ky ishte verdikti i pesë gjyqtarëve të Kolegjit Penal, ku përballë ishin Prokuroria e Përgjithshme që kërkonte masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa avokatët e deputetit Doshi lirimin e menjëhershëm të tij. Avokatët e Tom Doshit deklaruan se do “ta çojmë çështjen në Strasburg”. Vendimi i padrejtë dhe i pabazuar në ligjGjykata e Lartë në këtë mënyrë ka vendosur lirimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Froku duke dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie. Për shkak të sekretit hetimor seanca në Gjykatën e Lartë, për vlerësimin e masës së sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura dhe në masa të forta sigurie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.