Pas Kokëdhimës, edhe prefektja e Vlorës kundër koncesionit të parkingjeve. Akuzon S. e Përgjithshëm të Prefekturës se ka firmosur pa u konsultuar me të

Kundërshtimi i koncesionit të parkingjeve publike në Vlorë nga ana e deputetit të qarkut, Koço Kokëdhima, ka gjetur sot mbështetje edhe nga prefektja Etjona Hoxha. Ajo ka nxjerrë edhe një argumentim të natyrës administrative, teksa ka bërë të ditur se sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, ka firmosur vendimin e Këshillit Bashkiak, pa u konsultuar më parë me prefekten. Koncesioni është dhënë për 15 vjet dhe parashikon një taksim prej 50/orë, shifër që vlerësohet si e lartë. Gjithsesi nuk dihet se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pasi prishja e njëanshme e kontratës do të çonte çështjen në gjyq ndërkombëtar, ku Shqipëria po paguan rregullisht shuma të mëdha, për shkak të akteve të tilla.
http://vizionplus.al/vlore-prefektja-hoxha-jo-parkingjeve-me...
Comments
E paska firmosur pa u
<p>E paska firmosur pa u konsultuar me te. I poshtri. Nejse dava hajdutesh! </p><p>Po diti shoqeria civile ose opozita te vendos ndonje kandidat te hajrit peballe ketyre hajduteve, socialistet kane per ta humb Vloren.</p>
Nuk e di a jane gati
<p>Nuk e di a jane gati socialistet ne Vlore tu prishet uniteti parti-popull, edhe per Bojaxhiun ne Tirane ka skeptike plot. </p>
Vlora nuk eshte kot skaji me
<p>Vlora nuk eshte kot skaji me perendimor i Shqiperise. Dine te zgjedhin gjithnje kandidatin me te mire. Do thuash ti: "si e zgjodhen Shpetim Gjiken ne zgjedhjet e shkuara?". Atehere nuk kishin mundesi tjeter, ne anen tjeter ishte Kollozi.</p>
Add new comment