Pas Kokëdhimës, edhe prefektja e Vlorës kundër koncesionit të parkingjeve. Akuzon S. e Përgjithshëm të Prefekturës se ka firmosur pa u konsultuar me të

Postuar në 28 Mars, 2015 09:16

Kundërshtimi i koncesionit të parkingjeve publike në Vlorë nga ana e deputetit të qarkut, Koço Kokëdhima, ka gjetur sot mbështetje edhe nga prefektja Etjona Hoxha. Ajo ka nxjerrë edhe një argumentim të natyrës administrative, teksa ka bërë të ditur se sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, ka firmosur vendimin e Këshillit Bashkiak, pa u konsultuar më parë me prefekten. Koncesioni është dhënë për 15 vjet dhe parashikon një taksim prej 50/orë, shifër që vlerësohet si e lartë. Gjithsesi nuk dihet se çfarë hapash konkretë do të ndërmerren pasi prishja e njëanshme e kontratës do të çonte çështjen në gjyq ndërkombëtar, ku Shqipëria po paguan rregullisht shuma të mëdha, për shkak të akteve të tilla.
http://vizionplus.al/vlore-prefektja-hoxha-jo-parkingjeve-me...

Comments

Submitted by Maks Lela (not verified) on

<p>E&nbsp;paska firmosur pa u konsultuar me te. I poshtri.&nbsp;Nejse dava hajdutesh!&nbsp;&nbsp;</p><p>Po diti shoqeria civile ose opozita te vendos ndonje kandidat te hajrit peballe ketyre hajduteve, socialistet&nbsp;kane per ta humb Vloren.</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Nuk e di a jane gati socialistet ne Vlore tu prishet uniteti parti-popull, edhe per Bojaxhiun ne Tirane ka skeptike plot.&nbsp;</p>

Submitted by Maks Lela (not verified) on

<p>Vlora nuk eshte kot skaji me perendimor i Shqiperise. Dine te zgjedhin gjithnje kandidatin me te mire.&nbsp;&nbsp;Do thuash ti: &quot;si e zgjodhen Shpetim Gjiken ne zgjedhjet e shkuara?&quot;. Atehere nuk kishin mundesi tjeter, ne anen tjeter ishte Kollozi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.