Bie konsumi i karburanteve. Shkak edhe prirja e shumë drejtuesve të automjeteve për t’u furnizua në vendet fqinj ku tregtohet më lirë dhe me cilësi më të mirë

Postuar në 26 Mars, 2015 10:47

“Monitor” raporton një dukuri të re që ka të bëjë me çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. Mjete të ndryshme që lëvizin nga vendi jonë për në vëndet fqinj, preferojnë të furnizohen në vendet fqinj, duke kontribuuar sadopak si konsumator të tyre. “Sapo kalon doganën e Hanit të Hotit për në Mal të Zi, shumë afër saj në anë të rrugës, pika e tregtimit me pakicë të karburanteve Lukoil po sheh ditët më të ndritshme të biznesit që nga koha e embargos. Të paktën 50 automjete kryesisht të tonazhit të rëndë maune dhe Autobusë furnizohen atje se, çmimi është të paktën 30 lekë më lirë se, në Shqipëri”, shkruan revista ekonomike. Shembull ilustrues është një autobus që lëviz drejt Bosnjes: “Drejtuesi…tha...se po kursen 90 euro vetëm nga nafta më e lirë në Malin e Zi. Më tej ai shpjegoi se, që kur çmimet e naftës janë ulur bën kastile rrugën e Maqedonisë për të marrë furnizime me karburant. Automjeti në ikje mbushi seberatorin me 580 litra kundrejt një çmimi 1.08 euro. Në Shqipëri në të njëjtën ditë çmimi i një litri naftë ishte 1.24 euro (174 lekë). Gjatë rrugës së kthimit e njëjta procedurë. Këtë herë furnizimi kapi të 600 litra, ndërsa drejtuesi i mjetit mbushi 10 bidonë me kapacitet 20 litra duke siguruar kështu edhe 200 litra për konsum në Shqipëri deri të një rrugë tjetër për jashtë”, vijon raportimi. Pasoja e kësaj prirjeje të detyruar nga politikat e këtij me nder shteti? “INSTAT konfirmoi dje se, tregtia me pakicë e karburanteve ka shënuar ulje në tremujorin e fundit të vitit 2014 me 0.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të iNSTAT mbi ecurinë e tregtisë me pakicë. Ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të 2014 ulja ishte edhe më e madhe, 11 për qind. Rënia e konsumit konfirmohet edhe nga doganat. Importet e karburanteve në muajin janar shënuan rënie me 32.8 % në krahasim me janarin e vitit 2013”, shkruan “Monitor”. Pa harruar cilësinë që është jo pak e rëndësishme. Dhe kjo jo vetëm për karburantin, por edhe për mallra të konsumit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.