Arrestohen deputetët Tom Doshi e Mark Frroku

Vetëm një orë nga votimi, Kuvendi i Shqipërisë i ka përcjellë prokurorisë vendimin për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Tom Doshi e Mark Frroku. Dhe vetëm një orë pas marrjes në dorëzim të këtij vendimi, organi i akuzës ka arrestuar dy deputetët. Doshin në banesën e vet dhe Frrokun në një lokal në pronësi të tij në Tiranë. Policia po ushtron kontroll në banesat e tyre konform kërkesës që prokuroria kishte bërë ndaj Kuvendit.
Add new comment