Lituania beson seriozisht në një pushtim rus. Presidentja Grybauskaite kërkon sanksione më të ashpra. Në shkolla shpërndahen broshura instruktuese në rast bombardimi

Postuar në 26 Mars, 2015 08:22

Lituania po përgatitet seriozisht për një pushtim rus, që sipas informacioneve që qarkullojnë në media, do të nisë me disa kërkesa territoriale. Konkretisht thuhet se Kremlini do të kërkojë territore me synim vendosjen e një korridori që do të lidhë Rusinë me Kaliningradin. Këto të dhëna përcillen nga gazeta austriake “Kurier” dhe citohen nga agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”, e cila citon edhe presidentn lituaneze, Dalia Grybauskaite, të ketë kërkuar sanksione më të ashpra për Rusinë. Madje sipas presidentes lituaneze skenari është shumë i imagjinueshëm: do të duhen tri ditë për trupat e NATO-s që të përballen me agresionin rus. Për këto tri ditë, Lituania duhet të mbrohet vetë. Madje sipas agjencisë ruse të lajmeve, në Lituani ka nisur edhe shpërndarja e broshurave në shkolla, ku sqarohet sesi suhet reaguar në rast të një bombardimi.
http://sputniknews.com/europe/20150325/1020007219.html#ixzz3...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.