Qeveria mendon për luksin. Autorizon gardën për blerjen e 43 makinave të reja për kryeministrin, presidentin, kryetarin e kuvendit dhe ministrat

Qeveria ka vendosur të ndryshojë të gjitha makinat e ministrave, përfshi edhe atë të kryeministrit. Gazeta Panorama ka publikuar vendimin, me anë të të cilit do të bëhet tenderi për rinovimin e të gjithë parkut të mjeteve të zyrtarëve të lartë. Bashkë me qeverinë, makinë të re do të blejë edhe Presidenti e kreu i Kuvendit. Panorama shkruan se më pak se dy vite pas ardhjes në pushtet, duket se ministrat janë mërzitur me automjetet që kanë në dispozicion dhe kanë vendosur t’i ndërrojnë të gjitha në grup. Vendimi i qeverisë autorizon Gardën e Republikës për të kryer tenderin. Në total do të blihen 43 makina të reja. Për Presidentin, Kryeministrin dhe ministrat do të blihen 29 makina. Por duket se edhe stafi i Kryeministrisë nuk është i kënaqur me transportin. Krahas makinave të titullarëve, Garda është ngarkuar të tenderojë edhe blerjen e 14 makinave “në dispozicion të aparatit të Kryeministrisë”. Aktualisht kryeministri Edi Rama ka në përdorim një automjet tip Benz i blerë nga qeveria Berisha për delegacionet e huaja që kap shifrën e 700 mijë dollarëve.
l.m
Comments
po ky cuni i tirones sikur
<p>po ky cuni i tirones sikur pat fillu me ik ne kembe ne kryeministri, sa kam qesh....... mire e ke kacurrelsi xhaxhit</p>
Add new comment