Ngjarjet e Lazaratit, policia shpall në kërkim pesë të rinj, njëri prej tyre simpatizant i xhihadistëve

Postuar në 23 Mars, 2015 16:13

Policia shqiptare ka shpallur në kërkim pesë persona të moshës 18-25 vjeç nga Lazarati si autorë të disa ngjarjeve të fundit kriminale, përfshirë dhe hedhjen e tritolit në shtëpinë e babait të kreut të PD-së Gjirokastër. Ka bërë përshtypje formulimi i deklaratës së policisë, ku thuhet se “Tërësia e veprimeve kriminale e autorëve formëson gjithashtu elementë të figurës së veprës penale të kryerjes së “veprimeve me qellime terroriste”, veprime të pasqyruara edhe ne rrjetet sociale…”. Në fakt, në faqen fb të njërit prej të kërkuarve, Arbion Aliko, shfaqet një simpati e madhe për ekstremistëve të ISIS, përmes fotove dhe disa parrullave arabisht. Pesë të kërkuarit akuzohen për tetë vepra kriminale. Ata janë:

Arbion Adil Aliko, i datëlindjes 28.12.1995, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kërkim që prej datës 22.06.2014

Alban Adil Aliko, i datëlindjes 25.11.1997, lindur dhe banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kërkim që prej datës 21.08.2014

Viktor Xhemil Aliko, i datëlindjes 14.09.1990, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i shpallur në kerkim që prej datës 13.11.2014

Thimjo Irakli Ceka, i datëlindjes 30.07.1995, lindur në Përmet dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më pare, i shpallur në kërkim më datë 20.03.2015

Bervin Kastriot Basho, i datëlindjes 24.12.1993, lindur dhe banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent kriminal i cili rezulton person i shpallur në kërkim prej datës 17.03.2015    

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.