Netanyahu u kërkon falje izraelitëve arabë për deklaratat gjatë zgjedhjeve, por gjesti cilësohet hipokrit

Postuar në 24 Mars, 2015 04:37

Mesa duket i detyruar nga reagimet, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar falje minoritetit arab në Izrael për komentet e tij gjatë zgjedhjeve të javës së kaluar. Kritika në adresë të Netanyahut ka pasur në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara, pasi ai bëri deklaratave ofenduese për zgjedhësit arabë. “Dilni në votime”, ftoi ai zgjedhësit hebrenj, “sepse arabët votojnë në kope”.

Denis McDonough, shef i kabinetit të preisdentit amerikan, Barack Obama, e ka hedhur poshtë përpjekjen e Netanyahut për ta distancuar vetveten nga komentet. Gjatë një takimi mbrëmë vonë në Uashington, para një grupi proizraelit, ai tha se SHBA-të nuk mund të mos e shohin se çka ka thënë Netanyahu pas zgjedhjeve.Edhe lista e bashkuar e partive arabe, minoritet në Izrael, e quajti pendesën e Netanyahut “boshe”. Shpalosja e një linje kaq të ashpër nga kreu i partisë Likud, ka krijuar ngërçe edhe me Uashingtonin.

 

http://www.haaretz.com/news/national/.premium-1.648441

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.