Arsyetimi i arrestit të prokurorisë për Frrokun: Ka dy nënshtetësi, mund të arratiset. Pjerin Ndreu reagon ashpër në fb për përfshirjen e tij në “dekriminalizim”

Postuar në 23 Mars, 2015 11:26

Shkresa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon arrestimin e Kryetarit të Partisë Kristiandemokrate, deputetit Mark Frroku, përmban arsyetimin që po komentohet gjerësisht në mediat online, “si person i rrezikshëm për t’u larguar jashtë Shqipërisë, pasi disponon dy shtetësi”. Kësisoj, prokuroria thotë se “kërkesa e organit të akuzës është për një masë sigurimi të karakterit shtrëngues për këtë shtetas, pasi në këto kushte ai mund të rrezikojë të largohet nga territori i Shqipërisë. Rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare është tejet e lartë, duke iu referuar veprimeve të kundërligjshme dhe sociale të rrezikshme”.

Nga ana tjetër, ka reaguar sot deputeti socialist, Pjerin Ndreu, ndërkohë që ndaj tij janë ngritur akuza në një linjë tjetër, atë të “dekriminalizimit të parlamentit” me rastin e incidentit me deputetin demokrat Gent Strazimiri. “Fantazia e disa zemërzinjve, xhelozëve dhe “parashikuesve” shkon shumë larg…! Unë jam mësuar tërë jetën me të tillë maskarenj..! Por ju premtoj se do ju ngelet shija e hidhur në buze sepse në jetën e trupin tim nuk do ketë kurrë vend për të keqen që shumëkush me shumë zell ka vite që e kërkon te unë! Nëse një prekje apo qoftë edhe goditje është shkak për kriminalizim këtu, atëherë paska mbaru ky vend!

Më vjen keq, por kriminelët e vërtetë po hedhin valle të qetë nën zhurmën shurdhuese të zëdhënëseve të krimit që kanë marrë frenat e përbaltjes së kujtdo që nuk i shkon për shtat!”, shkruan Ndreu në fb.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.