Bashkia e Tiranës, tërhiqet Nikolla. Mbeten në garë Majko, Dhimitri etj. “Rriten kuotat” për Blendi Klosin

Postuar në 24 Mars, 2015 03:18

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, një prej emrave më të kuotuar për shumë muaj më rradhë si kandidate e PS-së për Bashkinë e Tiranës, është tërhequr nga kjo gara. Nikolla deklaroi dje në darkë

gjatë emisionit “shqip”, se nuk do të jetë ajo kandidatja e PS-së për këtë bashki. Emrat që mbeten në garë, pavarësisht se asnjëherë nuk janë konfirmuar por thjesht pëlqehen ose janë “thashethemuar”, janë Pandeli Majko, ish-ministri Blendi Klosi, ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ish-nënkryetarja e Bashkisë në kohën që atë e drejtonte Edi Rama, Albana Dhimitri, dhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.