Detajet e mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosovë, 11 marrëveshje e memorandume për t’u firmosur

Pak orë para mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në televizionin Top Channel janë publikuar detaje të ceremonisë së nesërme ashtu sikurse edhe marrëveshjet që do të firmosen. Në tryezë do të jenë 11 marrëveshje, memorandume e protokolle në fushën e sigurisë, ekonomisë, arsimit etj. Mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve dhe parashikohet të zgjasë 60 minuta. Në fillim të saj dy kryediplomatët Ditmir Bushati e HashimThaci do të prezantojnë ecurinë e deritanishme dhe synimet e së ardhmes ndërsa në mbyllje të saj, dy kryeministrat do dalin para medias. Detaje të tjera që zbulohen në TCH janë motoja “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr” si dhe ndarja e hollit të Pallatit të Kongreseve në 3 pjesë.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=295368#k1
n.k
Add new comment