“Panorama”/ Publikohet dokumenti ku Prokuroria kërkon kontroll në banesën e Doshit: Dyshojmë se fsheh prova

Postuar në 23 Mars, 2015 01:54

“Panorama” shkruan sot se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur arsyet e kërkesës për arrest të deputetit të qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, duke e konsideruar atë si person të rrezikshëm. Në raportin e dërguar në Kuvend, publikuar nga “Panorama”, Prokuroria thekson se ndaj Tom Doshit duhet marrë masa e arrestit, sepse disponon lidhje financiare jashtë Shqipërisë dhe për këtë arsye, ai mund të largohet jashtë vendit. Po ashtu, arrestimi sipas organit të akuzës bëhet dhe për të “dëshmuar forcën e institucioneve ligjzbatuese, në rastet kur vihen përballë sfidave të integritetit dhe profesionalizmit”.  Ne kërkesën e Prokurorisë, botuar sot te plote ne “Panorama” kërkohet edhe leja për kontrollin e banesës se deputetit Doshi. “Bazuar në nenin 202, 204, 205, 289 të Kodit të Procedurës Penale, dyshohet se ky shtetas mund të ketë të fshehura në banesë apo ambiente të tjera, të cilat i frekuenton, sende apo prova që janë të lidhura drejtpërdrejt apo tërthorazi me veprat penale, për të cilat po hetohet. Në rast se këto sende do të gjenden në disponim të këtij shtetasi ose në ambientet e kontrolluara, do t’i nënshtrohen sekuestrimit sipas rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale”­ thuhet ne kërkesë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.