Ambasadori amerikan takoi sot ministrin Haxhinasto, një tjetër përfaqësues i LSI-së

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Transporteve, Edmond Haxhinasto. Njoftimi zyrtar raporton se është diskutuar për investimet në infrastrukturën dhe mundësinë e pjesëmarrjes së kompanive amerikane. “Ministri Haxhinasto dhe ambasadori Lu ndanë të njëjtin vlerësim për nevojën e rritjes së investimeve të kompanive amerikane në ekonominë dhe infrastrukturën shqipëtare. Ministri kërkoi vazhdimin e mbështetjes amerikane për korridoret e rëndësishme të transportit që kalojnë në territorin e vendit, veçanërisht për Koridorin VIII që lidh portet e Shqipërisë me Shkupin, Sofjen dhe portin e Detit të Zi”, njofton MT. Pas këtij aspekti, duhet thënë se ambasadori Lu ka konsumuar këto kohët e fundit, takime me përfaqësues të LSI-së në qeveri, ndërkohë që zhvillimet politike shënjestrojnë pikërisht kryetarin e kësaj partie. Lu është takuar me Panaritin dhe Lefter Kokën, takime që kanë përkuar me zhvillime kyç në çështjen “Doshi”. Sikundër sot që është urdhëruar arrestimi i Doshit dhe Frrokut nga prokuroria.
Add new comment