Operatorët alternativë të komunikimeve elektronike, letër Haritos e Gjiknurit për të ndërprerë prerjen e kabllove ajrorë

Operatorët alternativë të komunikimeve elektronike i kanë dërguar një letër Ministres se Inovacionit Milena Harito, ku i shprehin shqetësimin lidhur me aksionin e nisur për të prerë kabllot ajror. Në letrën e tyre, operatoret e konsiderojnë aksionin që mbikëqyr Agjencia e Komunikimeve Elektronike AKEP, të nxituar dhe sipas disa takimeve të zhvilluara më herët, është lënë një afat dy vjeçar për përmirësimin e kësaj infrastrukture. Letra mban datën 6 mars dhe për dijeni i është dërguar edhe Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri, pasi janë grupet e kompanisë OSHEE ato që presin në terren kabllot. Në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se edhe pse kanë kaluar dy javë nga kjo shkresë, ministrja përgjegjëse, zonja Harito nuk e ka parë të arsyeshme të kthejë një përgjigje. Ndërkohë aksioni ka vijuar edhe ditëve në vazhdim duke prerë kabllot ajrore, që sipas AKEP-it janë të lidhura në shtyllat e tensionit elektrik, duke lënë në këtë mënyre qindra familje pa shërbim interneti. “Vizion Plus” thotë se edhe pse vetë qeveria e ka ne objektivin e saj shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë Shqipërinë, me aksionin e ndërmarrë së fundmi, po bën hapa pas, duke favorizuar në këtë mënyre kompani të veçanta që kanë infrastrukturën e nevojshme për shkak të monopolit në treg.
http://vizionplus.al/asc-leter-haritos-e-gjiknurit/
Add new comment