"Mapo” lakon emrin e Albana Dhimitrit si kandidatura e mundshme e Edi Ramës për Tiranën

Postuar në 19 Mars, 2015 03:25

Duket se kandidati i PS për Tiranën nuk do të jetë asnjë prej emrave që janë lakuar aq shumë në javët e fundit, shkruan sot gazeta “Mapo”. Sipas saj një emër i ri ka dalë në skenë ditët e fundit dhe thuhet se është një kandidaturë që ka mbështetjen  e plotë të kryeministrit Edi Rama. Ajo është Albana Dhimitri, ish-nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunëtore e afërt e kryeministrit Rama. “Mapo” shkruan se Rama e ka testuar së fundmi Dhimitrin dhe ka marrë sinjale pozitive, duke vendosur kështu edhe atë në listën e kandidatëve potencialë për zgjedhjet e 21 qershorit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.