Britania krijon fondin për Qeverisjen e Mirë. Përfitojnë Serbia-Bosnja-Ukraina-Moldavia-Gjeorgjia. Arsye zyrtare: Stabiliteti në rajon dhe presioni rus

Britania e Madhe ka bërë të njohur krijimin e një fondi shumëvjeçar që do t’u akordohet pesë qeverive të Europës Lindore. Fondi për Qeverisjen e Mirë, i njoftuar nga kryeministri David Cameron në Samitin e BE- së në Bruksel, do të sigurojë vetëm vitin e parë 20 milionë stërlina për qeveritë e Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, të gjitha vende ku ndikimi rus është i rëndësishëm. “Duke e siguruar se do të kemi partnerë të fuqishëm në kufijtë e BE-së, jo vetëm që është esenciale për sigurinë e Britanisë, por edhe për prosperitetin tonë afatgjatë. Asistenca britanike mund të luajë një rol kyç në kryerjen e reformave të nevojshme për stabilitetin afatgjatë në rajon, sidomos përballë presionit rus”, tha Cameron. Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Philip Hammond, saktësoi se sektorët që do të mbështeten janë forcimi i zbatimit të ligjit, reformimi i sistemit të rendit dhe atij juridik, liberalizimi dhe modernizimi i sektorëve të energjisë dhe atij bankar, sistemit fiskal etj.. Mund të vihet re se nga Ballkani lihen jashtë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ndonëse këto vende trajtohen si problematike për stabilitetin e tyre. Krahas nismës britanike është edhe nisma gjermane e Berlinit, por që synon financimin e projekteve të përbashkëta, por iniciativën e Londrës, media ruse “Russia Today”, e ka krahasuar me politikat e Thatcher.
https://www.gov.uk/government/news/new-uk-funding-to-help-bu...
Add new comment