PD nis betejën me krimin. Fton deputetët me rekorde kriminale t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të japin dorëheqjen nga mandati. Halimi thotë se pas moralit vjen kushtetuta

Një përfaqësi deputetësh të opozitës e përbërë nga deputetët Eduart Halimi, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi prezantuan para mediave platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës. Përtej aspekteve teknike që përmban ky dokument dhe që do t’i propozohet komisionit parlamentar të dekriminalizimit, ku veçohet dispozita kushtetuese që parashikon ndërprerjen e mandatit për deputetët që dalin me rekorde kriminale, opozita e lidh pastrimin e politikës edhe me vetë moralin e deputetëve. Teksa kanë shprehur vullnetin e hekurt të opozitës për betejën me krimin, Halimi, Strazimiri dhe Bylykbashi u kanë bërë thirrje deputetëve me biografi “kriminale” të reflektojnë dhe të japin dorëheqjen para se të nisë fshesa kushtetuese e dekriminalizimit.
l.m
Add new comment