Një mesazh nga takimi i Metës me prokurorin kroat. Shqipëria nën shembullin e Kroacisë, arrestimi i ish-kryeministrit i hapi rrugë integrimit në BE. A është sinjal për Berishën?

Postuar në 23 Mars, 2015 05:37

Në kulmin e debatit politik mbi dekriminalizimin dhe dilemën nëse do të arrestohen dy deputetët  Mark Frroku e Tom Doshi për të cilët prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit, kryetari i kuvendit Ilir Meta sheh si të nevojshme intensifikimin e luftës kundër korrupsionit sipas shembullit që ndoqi Kroacia para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një proces që u parapri nga arrestimi për korrupsion i ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader ne vitin 2010, eksperincë që kreu i kuvendit Ilir Meta e sheh si të dobishme për suksesin e Shqipërisë në këtë drejtim.  Në takimin që ai pati me kryeprokurorin e Kroacisë u vu theksi pikërisht tek eksperienca kroate në këtë drejtim, çka mund të përbëjë model suksesi edhe  për Shqipërinë.  “Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian. Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne”- ka theksuar Meta në këtë takim. Në njoftimin e zyrës së kryetarit të kuvendit thuhet se Meta shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë, ndërsa Dinko Cvitan shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. A është ky një sinjal për ish-kryeministrin Berisha? Mbetet të shohim si do ta lexojë Prokuroria këtë këndvështrim që ka shpalosur kryeparlamentari Meta për luftën kundër korrupsionit.

l.m

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Nuk mendoj se Meta ka ndonje interes qe te filloj ky zakoni i arrestimit te ish-kryeministrave, se dihet kush e ka rradhen po filloj.&nbsp;</p>

Submitted by Tr (not verified) on

<p>Per autorin e ketij arikulluit.</p><p>Ore seriozisht e ke apo ben shaka? Italian thone: Ma ci sei o ci fai? Ketu kemi nje kryeparlamentar qe u akuzua qe ka porositur vrases...qe minimumi qe duhej te bente ishte te jepte doreheqjen. Ju na hidhni pluhur nga syte duke u mare me doktorin....e gjithe respublica e perkrahi protesten e opozites ne vitin 2011(per videon e D.Priftit). Po sa shpejte u konvertuat o shoke dhe na e bete Like Meten te kulluar? E njejta gje vlen dhe per analistet e krahut te djathte. Kishit mundesine ta rrasnit pas hekurave Meten dhe ne hodhet hi duke na thene eshte montazh.&nbsp;</p><p>Fatkeqesisht ky vend kurre nuk ka per te perparuar me kete klase politike! Maskarenj ato qe ishin maskarenj keto qe jane, maskarenj po ato qe jane ne opozite! Maskarenjte me te medhenje jane gazetaret dhe mediat e sotme qe nuk e perciellin mesazhin sic duhet. Thjesht shkruani ate qe ju intereson. Po mire beni, per sa kohe te keni ketu popull i zhytur ne injorance qejf do beni. As te mos i shkoje ne mendje ndonjerit qe kjo klase politike do invetesoje ne arsim, perkundrazi do bejne te pamunduren qe ta pengojne sa me shume zhvillimin e arsimit, pasi ne vetem ne kete menyre do arrijne objektivat e tyre. Te vjedhin, vrasin, te bejne ate qe duan, te na varin te gjitheve jo me litar por me ato qe po bejne. Me pak fjale te fusin nga nje plumb cdo dite, nuk te vrasin menjehere!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.