Kroati që arrestoi kryeministrin Sanader, kryeprokurori Cvitan takohet me Llallën dhe trajnon prokurorët shqiptarë

Kryeprokurori kroat, Dinko Cvitan, i cili 5 vite më parë ka urdhëruar arrestimin e ish kryeministrit Ivo Sanader, ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri, për të kryesuar një trajnim me prokurorët e krimeve të rënda në vendin tonë. Cvitan ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet zyrës së BE-së dhe programin Euralius. Cvitan ka patur dhe një takim me kryeprokurorin Llalla të mbajtur pa praninë e mediave, ndërsa pritet që nga nesër në ambientet e prokurorisë së krimeve të rënda të nis trajnimi i njëzet hetuesve shqiptarë.
Me ndryshimet ligjore në kodin penal, hetimi i korrupsionit për zyrtarët e lartë konsiderohet një krim i rëndë dhe hetohet e gjykohet nga krimet e rënda.
a.k
Add new comment