Akuzat e kryeprokurorit: Prokuroria Speciale ka ndihmuar Serbinë me dokumente për fletarrestet ndërkombëtare ndaj kosovarëve

Gazeta “Exspress” shkruan se Kryeprokurori i Kosovës, Syle Hoxha, para disa ditëve, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale të Kosovës. Sipas Hoxhës, kjo Prokurori i ka dhënë dokumente Prokurorisë së Serbisë e cila pastaj ka lëshuar fletarreste për qytetarët e Kosovës. “E nderuara znj. Morina,ju jeni afërsisht nëntë muaj Kryeprokurore e PSRK dhe pothuajse 6 apo 7 vite zëvendëskryeprokurore. Për tërë këto vite si i arsyeton qindra mijëra euro pagë dhe nuk keni as dhjetë aktakuza për tërë ketë kohë. Si arsyeton që gjatë tërë kësaj kohe kjo Prokurori ka zhvilluar takime me Prokurorinë për krime luftë në Serbi, dhe si e shpjegoni që tërë kohën Serbia lëshon fletarreste nderkombëtare kundër shtetasve Kosovarë me të njëjtat dokumente që mirren nga kjo prokurori. A keni dijeni për këtë dhe sa është hisja e përgjegjësisë për ju personalisht si pjesë e menaxhmentit në ketë prokurori”, ka thënë Hoxha, në një adresim për media. Pas kësaj akuze, Sevdije Morina, ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat e Kryeprokurorit, shkruan gazeta “Exspress”.
Comments
TE verteta jane qe c'ke me
<p>TE verteta jane qe c'ke me te, Jeni sherbetore dhe sahanlepires te genocidisteve serbe ju qafiret e Kosoves dhe te Shqiperise. Jeni tradhetare te ndyre te Kombit. Ne fakt duhet ta paguani me jete kete tradheti qe po na merr jeten tone dhe po na dergj ne dherat e huaj larg vendit ku lindem dhe u rritem!</p>
Add new comment