Gjinushi për revistën “Java”: Ja pse u takova me Dritan Priftin

Postuar në 21 Mars, 2015 04:42

Në një intervistë për revistën “Java”, kryetari i PSD, Skënder Gjinushi,  thotë se problemi më i madh i kësaj mazhorancë është kalimi nga sulmi në mbrojtje. “Ky kalim i shumicës nga sulmi në mbrojtje, nga akuzuese në të akuzuar, në luftën ndaj krimit e korrupsionit, përbën dështimin më të madh në rrafshin politik,” tha Gjinushi. I pyetur për takimin e tij me Dritan Priftin, Gjinushi thotë se ka pasur shumë spekulime. “PSD nuk ka bërë pazar në kurriz të normave dhe të vlerave demokratike,” tha Gjinushi, duke shtuar se deputetët e PSD nuk janë bërë kurrë pjesë e pazareve apo shitblerjeve në Kuvend. “Takimi me Priftin ishte një bisedë ku gjithkush foli për synimet e tij politike, për zgjedhjet e radhës, ku zoti Prifti ka shprehur dëshirën e tij për t’u riangazhuar në politikë. Si dhe kur, kjo është e drejtë e tij dhe zgjedhje e tij. Angazhimet politike të gjithkujt kanë një të mirë, se në çdo rast bëhen publikisht,” tha Gjinushi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.