Presidenti iranian, Hassan Rohani, flet për programin bërthamor: Nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet me negociata

“AFP” njofton se presidenti iranian, Hassan Rohani konfirmoi se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet dhe se një marrëveshje ishte e mundshme për programin bërthamor, ndërkohë që negociatat me fuqitë e mëdha do të rifillojnë të mërkurën e ardhshme në Zvicër. “AFP sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Irna” citon presidenti iranian: “Mendoj se një marrëveshje është e mundshme. Nuk ekziston asgjë që nuk mund të zgjidhet dhe pala tjetër duhet të marrë vendim përfundimtar për këtë”, deklaroi Rohani. Fuqitë e mëdha dhe Teherani do të rifillojnë të mërkurën negociatat për programit bërthamor iranian, vendosën SHBA-ja dhe Irani pas një jave përpjekjesh maratonë në Lozanë, në Zvicër. “Në këtë seri negociatash ka pasur mosmarrëveshje për disa çështje, por pikëpamjet e përbashkëta mund të jenë baza për një marrëveshje përfundimtare”, deklaroi Rohani.
Add new comment