Blendi Fevziu për “Panorama Plus”: Ja pse u prish miqësia me Sali Berishën

Në një intrevistë për “Panorama Plus” që është dhe suplementi i së shtunës në gazetën “Panorama” , gazetari Blendi Fevziu rrëfen prapaskenat e emisionit “Opinion”, raportet e tij me politikanët e njohur dhe tregon pse prezenca e tyre në studio, është gjithnjë më e rrallë. Blendi Fevziu nuk ngurron të flasë për marrëdhëniet personale që ka me disa prej politikanëve. Pyetur për atë qe te gjithëve u ka rene ne sy, faktin pse Berisha qe vinte aq shpesh ne studion e tij, nuk po shfaqet me dhe për zërat qe ata i kane prishur marrëdhëniet, Fevziu pergjigjet: “Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha. Në këto 25 vite gazetari kam krijuar marrëdhënie me pothuajse gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe, përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet e tij prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”.
Add new comment