Abdulla Oçalan, lideri i burgosur kurd kërkon paqe me Turqinë

Postuar në 21 Mars, 2015 12:03

Lideri i burgosur i rebeleve kurde Abullah Oçalan përcolli një mesazh paqeje, qw konsiderohet një hap kyç për t’i dhënë fund një konflikti 30-vjeçar tw armatosur me Turqinë. Me rastin e Novruzit, Vitit të Ri kurd, Oçalan deklaroi me anë të një mesazhi se kishte ardhur koha t’i jepej fund urrejtjes dhe historisë destruktive mes dy palëve dhe të kërkohej paqja, demokracia dhe vëllazëria. Mesazhi i tij u lexua me zë të lartë në qytetin juglindor të Dijarbakirit, pasi Oçalan ndodhet në burgim të përjetshëm për betejën e dhunshme që ka bërë partia e tij përballë Turqisë. PKK-ka është shkaktare e 40 000 të vrarëve në konfliktin me Turqinë. Megjithatë, Oçalan ka bërë thirrje për paqe dhe për t’i dhënë fund rezistencës së armatosur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.