“Panorama” publikon faturat e shpenzimeve dhe sponsorin për drekën që i’u shtrua Ramës në Milano

“Panorama” shkruan se ish-kandidati i PSsë në Lezhë, Eduard Ndocaj i është përgjigjur Presidentit të shoqatës “Albania e Futuro”, Astrit Çela, për një drekë që iu shtrua Edi Ramës në Milano. Fillimisht ishte Ndocaj që akuzoi Ramën si mosmirënjohës dhe i kujtoi se kishte paguar 6 mijë euro për drekën në Itali për të dhe disa deputetë socialistë. Një ditë më parë përmes një letre në gazetën “Panorama” Astrit Çela publikoi fotografitë e faturave që ai kishte paguar për këtë drekë.
Më pas Eduard Ndocaj ka reaguar duke thënë se Çela nuk mund ta paguante një drekë kaq të shtrenjtë, ndërkohë që ka një rrogë mujore 1500 euro. Ai ka publikuar edhe disa fotografi të aktivitetit, ku duket, sipas ish kandidatit për deputet stema e “Grupo Ndocaj” si dhe një njoftim për shtyp lidhur me drekën ku thuhet se Eduard Ndocaj ishte sekretar i përgjithshëm i shoqatës me President Astrit Çelën.
Add new comment