Vjenë/ Lufta kundër terrorizmit, Tahiri dhe Bushati mbështesin takimin për bashkëpunim

Postuar në 20 Mars, 2015 06:02

Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati, marrin pjesë në konferencën e Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të Jashtëm të Ballkanit dhe të BE mbi çështjen e luftës kundër terrorizmit. Ministri Tahiri u shpreh gjatë kësaj konference se forcimi i demokracisë dhe shtetit ligjor, janë themelore në luftën kundër terrorizmit. “Duhet të bashkëpunojmë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta. Roli dhe angazhimi i Shqipërisë, kryesor në rajon. Shqipëria është një vend me harmoni fetare shembullore. Duhet të përballojmë rreziqet duke bashkëpunuar. Forcimi i demokracisë dhe shtetit ligjor janë themelore në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër terrorizmit, ndërsa bashkëpunimi me partnerët është i shkëlqyer. Kemi krijuar grupe hetimore të përbashkëta me Italinë e Kosovën ndërkohë që mirëpresim krijimin e këtyre grupeve edhe me vendet e tjera”, tha Tahiri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.