Publikohet sondazhi për Indeksin e Daljes në Pension, Shqipëria e 71-ta në listë, humb 6 vende nga 2014

Postuar në 20 Mars, 2015 02:15

“Monitor” shkruan për Indeksin e Daljes në Pension dhe se cilat vende favorizojnë dhe garantojnë cilësi jetese dhe standart shëndetësor. “Monitor” bën të ditur se për vitin 2015, sipas “The Natixis Global Retirement Index”, Shqipëria renditet e 71-ta në listë, duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia (116), Serbia (93) dhe Greqia (76). Por, ka humbur 6 vende krahasuar me raportin e vitit 2014. “The Natixis Global Retirement Index” ka rankuar 150 shtete në të gjithë botën, për nga indeksi i pensionit, studim i cili zhvillohet çdo vit. Këtë vit, listën e kryeson Zvricra, ndjekur më pas nga Norvegjia, Australia, Islanda dhe Irlanda. Pesë shtetet e rankuar janë: Republika San Domenikane, Republika e Afrikës Qendrore dhe Togo, i fundit në listë. Indeksi global mbi pensionin analizon 20 trende nëpër 4 kategori kryesore: shëndeti, të mirat material, financat dhe cilësia e jetesës. Në krye të klasifikimit qëndrojnë shtetet për nga siguria dhe komforti që u ofrojnë personave që dalin në pension. Sipas perimetrave të analizuara për këtë studim, Organizata tregon në raport se Indeksi i Shëndetit për pensionistët në Shqipëri është 55 % , Financat në kohën e daljes së pension 52 %, Indeksi i Cilësisë së jetesës 52 % dhe si renditje globale për pension, 57% nga 100 % të mundshme. Ajo që vihet re është se Shqipëria ka rënë në pocizion gjatë viteve, pasi vitin e shkuar ishte renditur e 65-a, ndërsa në 2013 e 55-a në listën e 150 shteteve në të gjithë botën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.