Serbët paralajmërojnë veprime politike në mbrojtjen e të drejtave të tyre përmes një “Asociacioni të fuqishëm”

“Koha Ditore” shkruan sot se serbët kanë paralajmëruar veprime të përbashkëta politike në mbrojtjen e të drejtave të tyre përmes një “Asociacioni të fuqishëm të komunave serbe”. Ky është qëndrimi që ka dalë nga takimi i fundit ndërmjet përfaqësuesve serbë të Kosovës dhe atyre të Beogradit. Por Lista Serbe që ka një marrëveshje koalicioni me PDK-në e LDK-në nuk e ka bërë të qartë nëse do të kthehen në institucionet e Kosovës. Përkundër kësaj, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se nga java e ardhshme pritet të ketë lëvizje serioze sa i përket rikthimit të Listës Serbe në institucione. “Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Listën Serbe dhe besoj shumë që java e ardhshme do të sjellë lëvizje serioze në drejtim të (ri) kthimit të tyre në të gjitha institucionet”, ka thënë zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, që për shef ka ministrin e Listës Serbe, Ljubomir Mariq.
Add new comment