Tjetër shkëmbim zjarri në një aksion antidrogë në Vlorë. Plagoset lehtë një polic, arrestohen 4 persona

Postuar në 19 Mars, 2015 15:13

Dy ditë pas përplasjes me armë në Lazarat mes policisë dhe disa personave që udhëtonin me një mjet fuoristradë tip”Mitsubishi”, forcat e rendit kanë ndeshur në rezistencën e një tjetër grupi trafikantësh në Vlorë. Në një komunikatë të orëve të mbrëmjes këtë të enjte, policia e Vlorës bëri të ditur se gjatë operacionit antidrogë të koduar “Jeep” policia e Vlorës ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike çokollatë si dhe katër arrestuar kat persona, të cilët kanë hapur zjarr në momentin që policia ka ndërhyrë duke plagosur lehtë edhe një efektiv policie. Sipas komunikatës, policia ka ndërhyrë në momentin që po shpërndahej droga midis personave. Operacioni policor është kryer falë hetimeve një mujore.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.