Lirohet nga rrëmbyesit 43 vjeçari Gavelli. Kishte precedentë penalë, paraqitet vetë në polici

Lirohet nga rrëmbyesit 43 vjeçari Gavelli. Kishte precedentë penalë, paraqitet vetë në polici
Një rrëmbim personi mbrëmjen e djeshme pranë Liqenit Artificial, duket se është zgjidhur pas përhapjes së shpejtë të lajmit. Kështu, Leonat Gavelli u la i lirë gjatë orëve të para të mëngjesit nga tre personat e armatosur që e rrëmbyen rreth orës 20.00 të 17 Marsit, ndërsa 43-vjeçari nga Berati ndodhej në një lokal. Gavelli u paraqit vetë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit dhe nuk dihet nëse është lënë i lirë pasi e ka marrë mesazhin paralajmërues, apo ka mundur t’u shpëtojë rrëmbyesve. Gavelli është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është me precedentë penalë, ku rezulton se në vitin 2007 është arrestuar në Itali për trafik të kokainës nga Kolumbia.
a.k
Add new comment