Bregu në “Ora News”: Nuk kandidoj për bashkinë e Tiranës, kam angazhime të tjera

Majlinda Bregu nuk do të jetë kandidatja e opozitës për bashkinë e Tiranës më 21 qershor. Nga Studio e “Ora News”, deputetja demokrate u ka dhënë fund të gjitha aludimeve duke deklaruar se ka shumë angazhime mbi supe të cilat do t’i çojë përpara. Bregu foli edhe për takimin e komitetit të Stabilizim Asociimit “Unë kam detyrat të cilat nuk më duket se janë pak dhe janë plot dhe për më tepër vazhdoj të besoj se vendimmarrja nuk është çështje ambicje personale”, tha Bregu. Ndërkohë deputetja, ka argumentuar në studion e “Ora News” arsyen pse opozita nuk firmosi deklaratën e përbashkët në përfundim të takimit të tetë ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe BE-së. “Në rast se nuk do të ketë progres në zbatimin e 5 prioriteteve, dhe në monitorimin që BE i ka bërë së fundmi realizimit të këtyre 5 prioriteteve, premtimeve për ndryshim sipas një plani të përgatitur nga qeveria ju siguroj se nuk ka asnjë nga prioritetet i cili të jetë përmbushur për të bindur se ka progres”, tha deputetja demokrate.
Add new comment