Arkiv-Lajme

“Gazeta Shqiptare”/ PBDNJ tejkalon kushtin për aleancën e PS-­së me PDIU

Postuar në 16 Mars, 2015 01:41

“Gazeta Shqiptare” shkruan se PBDNJ është partia e radhës që do të duhet të firmosë një marrëveshje me Edi Ramën si kryetar i PS-së, nëse do të pranojë daljen e përbashkët në zgjedhjet vendore. Burimet pranë saj bëjnë me dije për “Gazeta Shqiptare” se PBDNJ e ka tejkaluar dhe madje pritet që të mos e ketë një nga kushtet e saj, aleancën e mundshme të PS­-së dhe LSI-së me PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

“Panorama”/ Intervista ekskluzive e Mark Frrokut: Nuk e njoftova une Tom Doshin për vrasjen, historia një lojë para zgjedhjeve

Postuar në 16 Mars, 2015 01:25

Deputeti Mark Frroku, njëkohësisht kryetar i partisë Kristiandemokrate, në një intervistë ekskluzive për të përditshmen “Panorama” tregon se nuk është ai personi që ka njoftuar deputetin Doshi për një atentat të mundshëm ndaj tij. Frroku perserit habine per perfshirjen e tij ne kete histori. ”Që në fillim kam shprehur habinë se si emri im u lakua dhe më pas u vu në qendër të kësaj historie.

“I’m alive”, prezantohet klipi i këngës me të cilën Elhaida Dani përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”

Postuar në 15 Mars, 2015 15:04

Është publikuar nga Radio Televizioni Shqiptar videoklipi zyrtar i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”. Videoklipi i këngës së Elhaida Danit “I’m alive” është realizuar nga Provideo dhe përmban një mesazh social.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=lZJdWUmxxZw&t=11

Shqipëria kërkon 550 milion euro në tregjet ndërkombëtare

Postuar në 15 Mars, 2015 13:50

Qeveria shqiptare po tenton të marrë brenda dy muajve të ardhshme një borxh në vlerë 250 milion euro. TCH raporton se borxhi kërkohet me afat dhjetëvjeçar dhe Banka Botërore do të garantojë 200 nga 250 milionë eurot e paketës. Javët e fundit, qeveria ka bërë zyrtarisht njoftim edhe në mediat ndërkombëtare, duke u kërkuar bankave apo investitorëve të tjerë të huaj, që të dërgojnë brenda datës 1 prill ofertat e tyre zyrtare në Ministrinë e Financave.

A do të zëvendësohen gazetarët nga robotët? Shembulli i “Associated Press” me lajmet financiare të prodhuara automatikisht

Postuar në 15 Mars, 2015 12:16

“A do të zëvendësohen gazetarët nga robotët kur shkruajnë lajme financiare?” Kjo është pyetja që ngre “Zëri i Amerikës” ndërsa analizon faktin se shumica e lajmeve të prodhuara nga agjencia “Associated Press” që kanë të bëjnë me të ardhurat e korporatave, bëhen me anë të teknologjive të automatizuara.

Kryeqyteti, me numrin më të lartë të atyre të atyre që u realizohet “ëndrra” gjatë vitit 2015

Postuar në 15 Mars, 2015 10:57

30 të rinj nën moshën 30 vjec do të shohin të realizuar dhe të mbështetur financiarisht nga Këshilli i Ministrave “endrrën” e tyre. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot listën e fituesve të cilët dërguan idetë e tyre në konkursin e titulluar “ Ëndrra ime 2015”. Referuar shifrave të publikuara nga kryeministrit, numri i aplikantëve ka qenë 734. Ajo cka bie në sy është se kryeqyteti mban numrin më të lartë të atyre të atyre që t’u realizohet “ëndrra” pasi nga 30 fitues, 13 janë nga Tirana.

Lista e fituesve

Paga e deputetit në Kosovë, pesëfish mbi pagën mesatare

Postuar në 15 Mars, 2015 09:26

Radio “Evropa e Lirë” ka analizuar përfitimet e deputetëve të Kosovës, duke i krahasuar ato me standartet e jetesës së qytetarëve të thjeshtë. Duke iu referuar statistikave zyrtare, rezulton se Kosova vazhdon të ballafaqohet me shkallë të lartë të varfërisë e papunësisë, por edhe me nivel të ulët të pagës minimale dhe mesatare.

Ukraina, pika kritike për sigurinë globale. E. Lozansky i Universitetit Amerikan të Moskës thotë se Perëndimi po kërkon konfrontimin ushtarak me Rusinë

Postuar në 15 Mars, 2015 09:24

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “Sputnik”, pasardhëse e “Ria Novosti”, publikon sot një opinion të Edward Lozansky, president dhe themelues i Universitetit Amerikan në Moskë dhe i World Russia Forum, i cili trajton shqetësimet serioze që po ngre për sigurinë botërore, çështja e Ukrainës, Lozansky flet për një rupturë të papranueshme, të imponuar nga jashtë, nën emrin e slloganeve të njohura në revolucionet me ngjyra, siç quhen, mes ukrainasve dhe rusëve.

Akuzat e PD-së: Fatjon Skënderi kaloi kufirin ditën që u shpall në kërkim; kolumbiani Gilberto Sanabria Hernandez kaloi kufirin ditën e ndërhyrjes në Xibrakë

Postuar në 15 Mars, 2015 08:22

Partia Demokratike ka dalë sot me dupy deklarata përmes të cilave ka denoncuar me elementë konkretë për dy çështje të njohura. Së pari, deputeti Bashkim Shehu, ka publikuar të dhëna, sipas të cilave, Fatjon Skënderi, i njohur si Toni i Kombinatit, i akuzuar si ndërmjetës në atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit, ka kaluar kufirin, ditën që është shpallur në kërkim. “Që Toni i Kombinatit është mik dhe klient i dyshes Meta-Rama, e tregon fakti se pikërisht, ditën që është nxjerrë për të urdhëri i kërkimit, ai ka kaluar lehtësisht përmes Rinasit dhe është zhdukur drejt Gjermanisë.

M. i Brendshëm kujton parimin e ndarjes së pushteteve për Gërdecin. Pyetje: A duhet të nisë prokuroria hetim kryesisht nisur nga akuzat e tij, njësoj si në rastin “Doshi”?

Postuar në 15 Mars, 2015 08:02

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahir, i është kthyer sot “Facebook” për të postuar një shqetësim të tijin për ngjarjen e Gërdecit. “Sot është një ndër ditët më të zeza e të turpshme për drejtësinë. Një biznes i lidhur me majën e pushtetit dhe zemrën e familjes së ish KM. Fëmijë, gra e burra të vrarë nga babzia për fitim. Vite dënim më pak se numri i jetëve të humbura. Ish Ministri Mbrojtjes vijon të mos gjykohet sepse rifitoi mandatin e deputetit, dmth imunitetin. Skandal që vazhdon, deri në kufijtë e mosveprimit kriminal nga drejtësia.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme